Get the Flash Player to see this rotator.

Programi Zviceran i Mbështetjes për Arsimin dhe Formimin Profesional

Shqipëria është në proçesin e një reforme themelore të sistemit të saj të Arsimit dhe Formimit Profesional, veçanërisht në drejtim të decentralizimit, shumëllojshmërisë dhe përshtatshmërisë së ofertës, dhe promovimit të partneritetit  të sektorit publik me atë privat  për ofrimin e AFP-së. Në mënyrë më specifike, do të prezantohet  Korniza Kombëtare e Kualifikimeve e përqasur me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve, duke rritur  pjesëmarrjen në Arsimin dhe Formimin Profesional në nivelin pas arsimit të detyruar nga 20% në 40% për këtë grup moshe të regjistruar në shkollat profesionale.
 
 
Programi AlbVET mbështet proçesin e kësaj reforme, në veçanti përsa i takon decentralizimit, shumëllojshmërisë së portofolit të kurseve, promovimit të partneriteteve lokale për dhënie trajnimi si edhe dhënien e mundësisë për akses në Arsimin Profesional për grupet shoqërore jo të favorshme.
 
Programi është tërësisht i financuar nga SDC, (Agjensia për Zhvillim dhe Bashkëpunim e qeverisë Zvicerane.) Agjensia zbatuese e AlbVET është Swisscontact, një organizatë private për zhvillim dhe bashkëpunim.
 
Buxheti lokal i AlbVET për fazën e parë nga Janari 2007 deri më Qershor 2009 ishte rreth 2'000'000 Euro.
 
Më 1 Korrik 2009 filloi faza e dytë  me rreth 1'600'000 CHF.
 
Kjo fazë do të zgjasë deri më 30 Qershor 2011.