Get the Flash Player to see this rotator.

Stafi

Programi AlbVET është një program për mbështetjen e sistemit Shqiptar të
Arsimit dhe Formimit Profesional. Ky program është tërësisht i financuar nga
AZZH, Agjencia Zvicerane e Zhvillimit të qeverisë së Zvicrës. AZZH ka
kontraktuar Swisscontact për zbatimin e programit.
 
I gjithë buxheti lokal i AlbVET për fazën e dytë  2009 - 2011 është rreth
2’600’000 CHF. Aktualisht, ekipi ka në përbërje dy zviceranë dhe 9 shqiptarë
si vijon në  Kartën Organizative

 

Matthias Jaeger

Perfaqesuesi Vendor i SC
++355 52 2 24229
jaeger@swisscontact.al


 
Diplomuar nga Instituti Federal i Zvicrës për Arsimin dhe Formimin Profesional.
Lektor  në një kolegj për trajnimin e mësuesve;  mësues në shkollat profesionale;
manaxher i trajnimit në një shtypshkronjë gazete dhe shtëpi botuese në
Zvicër; manaxher  projekti në Bangladesh; bashkë-drejtor i Institutit Kombëtar të
Trajnimit për Mësimdhënie Teknike në Nepal; pjesëtar dhe  konsulent me
përvojë të gjatë për  zhvillimin organizativ në një firme private në Zvicër.
Aktualisht, Menaxher i Programit AlbVET  dhe Përfaqësues Vendor i Swisscontact në Shqipëri që
prej 2007.
 
 


 

Ilir Aliko

Koordinator Komponenti
++355 52 2 24229
ilir@swisscontact.al

 
Diplomuar si inxhinier mekanik në Universitetin e Tiranës në 1974; inxhinier
konsulent  për një periudhë të gjatë në sektorin shtetëror dhe privat.  Që prej vitit
2001,  konsulent i AFP-së  dhe anëtarë i grupit menaxhues në projektet e zbatuara
nga Swisscontact në Shqipëri.
Aktualisht drejton komponentit “Partneritet për të nxënët” në programin AlbVET
 



Maksim Konini

Koordinator Komponenti
++355 52 2 24229
maksim@swisscontact.al


Diplomuar si inxhinier mekanik në Universitetin e Tiranës në 1973. Doktor i
shkencave teknike që nga 1988. Eksperience e gjatë si inxhinier dhe kërkues
shkencor. Përvojë e gjerë në fushën e AFP-së si në MASH, ashtu edhe me organizatat
ndërkombëtare, me të cilat bashkëpunon që prej  vitit 1994. Rol kyç në projektin e GTZ-së
 për një Akademi Profesionale në Durrës, 2007-2009. Kualifikime në Gjermani, Itali,
Francë, SHBA. Aktualisht drejton komponentin “Mbështetje për reformën në sistemim formal
të AFP-së” me fokus “Projektet e të nxënit” 
 


 

 

Sibylle Schmutz

Koordinatore Komponenti
++355 52 2 24229
schmutz@swisscontact.al


Znj. Schmutz është diplomuar për Ekonomi nga Universiteti i Zyrihut në Zvicër në vitin 2002. Ajo ka një eksperiencë domethënëse pune në bashkëpunimin ndërkombëtar. Sibylle ka punuar me Brigadat Ndërkombëtare të Paqes në Xhakarta dhe Aceh (Indonezi); me sektorin e cështjeve politike IV të Ministrisë Zvicerane së Punëve të Jashtme; si manaxhere zyre në një projekt për rindërtimin e vendeve të prekura nga Tsunami, etj. Që prej Marsit të vitit 2008, Sibylle bën pjesë në programin e Oficerëve të Rinj nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Vitin e saj të parë në këtë program ajo punoi në Bernë, në zyrën që mbulonte cështjet e Kaukazit Jugor. Që prej Marsit të vitit 2009, Sibylle ka në ngarkim si koordinatore komponentin për "Përfshirje Sociale" në programin AlbVET.

 


 

Edlira Gjoni

Maredheniet me Publikun
++355 4 2 237 087
egjoni@swisscontact.al

                  
Diplomuar për gazetari, ka kryer studimet pasuniversitare për Politikat e Komunikimit
dhe Studime Europiane.
Eksperiencë e gjatë në fushën e medias, por edhe interes të veçantë  për  politikën,
çështjet sociale, komunikimin dhe arsimin. Përvoja në komunikim përmbledh një sërë
funksionesh, prej raportimit të lajmeve në media, analizave, botimeve dhe bashkautorësive,
deri tek marrëdhëniet me publikun. Qe prej  fillimit të vitit 2007, punon ngushtësisht me
projekte ndërkombëtare në fushën e AFP-së. Prej shtatorit 2009, ka në ngarkim marrëdhëniet
me publikun, imazhin dhe promovimin e AFP-së  në Shqipëri nëpërmjet  programit AlbVET.
Motoja e saj: “Ta shndërrojmë AFP-në në një çështje të interesit të gjerë  publik”

 



Ana Zacharian

Menaxhere Zyre dhe Finance
++355 52 2 24229
ana@swisscontact.al


 
Në profesion Inxhiniere Mekanike, ka kryer studimet e larta edhe për
Administrim dhe Biznes pranë Universitetit të Tiranës; Eksperiencë pune si
inxhiniere ne sektorin shtetëror e me pas me organizata ndërkombëtare  në
projektet e zhvillimit në Shqipëri; konsulente e AFP me Swisscontact që prej
2004.
Aktualisht ka në ngarkim mbarëvajtjen dhe menaxhimin e zyrës së projektit AlbVET

 



Edlira Pajuni

Eksperte Projekti
++355 52 2 24229
edlira@swisscontact.al 


 
Diplomuar për Gjuhë Frënge në Universitetin e Tiranës; MA në "Administrim
Ndërmarrjesh" nga IFG/Universiteti i Bordosë;Katër vite eksperience pune si
koordinatore terreni pranë Forumit Civil /Instituti Demokratik Amerikan.
Angazhuar si vëzhguese afatshkurtër zgjedhjesh nga OSCE/ODHIR;
Mësuese e gjuhës frënge. Konsulente e AFP-sw  pranë Swisscontact që prej 2004.
Aktualisht eksperte e projektit në dy komponentë: “Partneritet për të nxënët”
dhe “Përfshirja sociale”

 



Arian Cyrbja

Financier
++355 52 2 24229
arian@swisscontact.al

Diplomuar në degën Financë Kontabilitet në Korrik 1994 .Kualifikime në kontabilitet,
MIS,DACUM etj. Mban titullin "Kontabilist i Miratuar" dhe "Stazhier" si
Ekspert Kontabël; Aktualisht ushtron aktivitetin si Kontabël i Miratuar;
Eksperience të gjerë pune me OJF; '94-97 punon për SC; 2001-2006 përgjegjës i
Departamentit të Financës në Portin Detar Durrës; prej Qershorit '09, 
përsëri me SwissContact për programin AlbVET.
 


Joana Guza

Sekretare dhe TI
++355 52 2 24229
joana@swisscontact.al

Vazhdon studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji, dega Gjeografi.;
Në vitet 2001-2006  ka punuar i asistente administrate dhe asistente grafike ne Alstudio. Që prej gushtit 2007 është angazhuar si nxënëse- sekretare në me SwissContact.
Prej qershorit 2009 kryen funksionin e  asistentes së administratës dhe IT-së.


Fatos Neza

Logjistik dhe Shofer
++355 52 2 24229
fatos@swisscontact.al

Diplomuar në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe; 5 vjet eksperience në institucionet
shtetërore shqiptare; rreth 6 vjet eksperiencë pune me organizatat ndërkombëtare
që operojnë në Shqipëri; që prej 2005 me Swisscontact si shofer dhe asistent
i logjistikës në organizmin e aktiviteteve tona.