Biznesi, planifikimi dhe vendimmarrja në AFP
Dita e Arsimit dhe Formimit Profesional, që organizohet nga grupi DACH-Plus, mbledh së bashku politikë-bërës, punëdhënës, ofrues të AFP-së, specialistë të fushës, partnerë socialë, përdorues, përfitues dhe gjithkënd, që ka interes në Arsimin dhe Formimin Profesional, për të debatuar mbi çështje të ndryshme të tij. Dita e AFP-së ka një format të veçantë dhe jo-zyrtar.
Në takimin e tretë për “Ditën e AFP-së” do të debatojmë për temën:
Përfshirja e komunitetit të biznesit në proceset e planifikimit dhe vendimmarrjes në AFP
Të Enjten, më 27 Maj 2010, në orën 16.00
Helios Catering, Rr. Kajo Karafili, (Pas Ministrisë së Rinisë, Kulturës dhe Sporteve, Tiranë).
Jeni të mirëpritur


