Projekti AlbVET po bëhet gati të mbështesë profilin e dytë në degët profesionale bazuar në konceptin “Të nxënit, bazuar në projekte”. Ministria e Arsimit sugjeron që ky profil të jetë teknologjia e informacionit.
Qëllimi i mbështetjes së nën-komponentit është që të ndihmojë në zhvillimin e konceptit, përqasjes, profilit, kurikulës, mënyrat e zbatimit, burimet mësimore, pajisjet si edhe stafin kualifikues që nevojitet për të zbatuar përqasjen për mbështetjen e TIK-ut në Shqipëri, në përputhje me standardet ndërkombëtare.
Përqasja e përshtatshme për të praktikuar të nxënët në teknologjinë e informacionit
(ushtrime mësimore, vlerësime të të nxënit, projekte në TIK etj,) do të përcaktohen përgjatë fazës së zbatimit.
Projekti AlbVET i qëndron idesë së tij për një përqasje bazuar në të nxënët, sipas së cilës në TIK procesi i praktikës duhet të organizohet më së shumti në laboratorët e informatikës në shkollë, e jo të ndara në mësime, por në grupime ditore dhe javore.
Përqasja për zbatimi e nën-komponentit
Zbatimi i këtij nën-komponenti parashikohet të fillojë në shtator. Projekti sugjeron prezantimin, mbështetjen dhe zbatimin e TIK në tre faza:
Masa urgjente: Trajnimi i mësuesve ekzistues në shkollat e përzgjedhura për zbatimin e kurikulës së nivelit të parë.
Faza e zhvillimit: Punë përgatitore dhe ngritje kapacitetesh për një grup të përzgjedhur që mund të jenë mësues-trajnerë në fazat e mëvonshme.
Faza e zbatimit: Mbështetje për zbatimin e trajnimit të TIK në shkollat dhe profilet e përzgjedhura.
TIK do të jetë profili i dytë që mbështetet nga AlbVET pas mbështetjes së plotë të ofruar në dhjetë shkolla profesionale në të gjithë vendin për sistemin e instalimeve hidraulike.
Get the Flash Player to see this rotator.


