Dita e arsimit- vendimmarrja në AFP
Dita e tretë kushtuar Arsimit Profesional u zhvillua në Tiranë më datën 27 Maj 2010. Tema e diskutimeve ishte “Pjesëmarrja e biznesit në planifikimin dhe vendimmarrjen në AFP”. Qëllimi ishte t’u jepet mundësinë punëdhënësve që të shfaqnin opinionin e tyre për produktet e AFP-së; për ti dhënë zë pjesëmarrjes së tyre në planifikimin e AFP-së nën moton “Bizneset e dinë vetë se çfarë kërkojnë nga Arsimi dhe Formimi Profesional”.
Përfaqësuesit e biznesit gjetën rastin të ngrenë shqetësimin se sistemi i AFP-së duhet të adoptohet me ndryshimet e shpejta teknologjike në treg, dhe të jetë në gjendje të përgatisë nxënës të kualifikuar më me cilësi për tregun e punës, veçanërisht në degët ku është e përfshirë elektronika.
Në panel ishin të ftuar përfaqësues nga degët e mekanikës dhe të ndërtimit. Në vitin 2000, industria e ndërtimit arriti të bëjë hapat e saj të parë drejt përmirësimit të teknologjisë dhe vendosjen e saj në shërbim të proceseve të punës. Por fatkeqësisht këto risi nuk u shoqëruan me përmirësime edhe në burimet njerëzore, që ato të jenë të afta për t`a përdorur teknologjinë e re.
Në takim u propozua që Agjencia Kombëtare e AFP-së, si institucioni më i lartë shtetëror që koordinon AFP-në, duhet të kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme nëse programet mësimore janë në përputhje me zhvillimet teknologjike. Në këtë proces ajo duhet të përfshijë edhe komunitetin e biznesit.
Të gjitha partnerët bien dakord për rëndësinë që ka pjesëmarrja e partnerëve socialë në planifikimin për AFP-në. Nga ana e saj, edhe Agjencia ka vërejtur një rritje të interesit të punëdhënësit për analizat e ndryshme që bëhen për programet mësimore, siç është rasti i metodës DACUM për hartimin e kurikulës.
Përfaqësuesi i Shërbimit Kombëtar të Punës iu referua ndryshimeve të reja në ligjin për AFP-në, që tashmë lejon hapjen e kurseve të reja profesionale bazuar në kërkesën e partnerëve socialë. Pra korniza ligjore për bashkëpunim në planifikimin e AFP-së ekziston, thjesht duhen bërë hapa për të përmirësuar përmirësimin e saj. Sfida qëndron në kapjen e niveleve sektoriale dhe rajonale, në mënyrë që të merren informacione të sakta për nevojat që mund të lindin për hapjen e kurseve të reja në AFP.
Diskutimet e audiencës theksuan rëndësinë e pjesëmarrjes së punëdhënësve në planifikimin e AFP-së dhe hapat që mund të ndërmerren për ta bërë konkrete këtë pjesëmarrje. U diskutua gjithashtu për ndryshimet që mund të bëhen në procedurat dhe pjesëmarrjen e biznesit, në hartimin e kutikulave. Sigurisht që ka vullnet dhe mundësi të mëdha bashkëpunimi, megjithatë të dyja palët mendojnë që progresi real mund të shënohet vetëm nëse bëhet në rrugë institucionale.
Përfaqësuesit e biznesit theksuan nevojën që ky institucionalizim të bëhet në bazë sektorësh. Vetëm kështu do të arriheshin rezultate konkrete dhe të matshme në iniciativat e ardhshme. Prandaj kontaktet i duhen adresuar shoqatave dhe jo punëdhënësve individualë.
Dita kushtuar Arsimit Profesional vazhdon të krijojë një reputacion pozitiv si një mundësi shumë e mirë për të mbledhur së bashku aktorët dhe partnerët e AFP-së, ku të diskutohet dhe debatohet lirshëm, shkëmbehen ide dhe të krihen bashkëpunime të reja.
Takimi i ardhshëm për arsimin profesional do të organizohet nga grupi DACH + pas pushimeve të verës.


