Get the Flash Player to see this rotator.

Përfundon trajnimi, bëhet gati PN4 për Hidraulikën

Në fillim të muajit Korrik, së bashku me vitin e parë të hidraulikës mbështetur nga projekti AlbVET, përfundoi edhe trajnimi i mësuesve dhe instruktorëve për modulin e radhës; Projekti i të Nxënit numër 4.

Trajnimi u udhëhoq si përherë nga një ekspert ndërkombëtar, i cili në kuadër të projektit përgatit për një javë rresht rreth 30 mësues dhe instruktorë nga 10 shkollat partnere, për të përvetësuar Projektet e të Nxënit, sipas filozofisë që funksionon kjo iniciativë pilotimi në degën e hidraulikës.

Trajnimi këtë radhë u organizua në Vlorë, në ambientet e shkollës së mesme profesionale, Pavarësia, që gjithashtu është pjesë e projektit.

Mësuesit dhe instruktorët përgatitën dhe përvetësuan Projektin e të Nxënit me të cilin do të fillojnë punën me nxënësit Shtatorin që vjen. Ndërkaq, AlbVET po kujdeset edhe për pajisjet e konsumit dhe ato mësimore që përdoren në këtë projekt pilot, që synon të rrisë cilësinë e nxënësve të kualifikuar në shkollat profesionale, duke u bazuar tek të nxënës kryesisht përmes praktikës në ishujt mësimorë.

Përqasja e projektit është një risi për Shqipërinë, por që AlbVET dëshiron ta ndajë e bëjë të njohur edhe për partnerët. Prandaj ditën e fundit të trajnimit, pikërisht në  këtë kuadër, projekti AlbVET ndihmoi shkollën Pavarësia të në Vlorë një aktivitet të hapur për njerëzit e medias, të biznesit dhe të arsimit profesional, për të promovuar pikërisht këto objektiva.

Të ftuarit patën rastin të njihen me trajnimi dhe pjesët e tjera të paketës së plotë të mbështetjes që ofron AlbVET për degën e hidraulikës në shkollat profesionale, investimet në pajisje, hartimin e kurrikulës, trajnimin për mësuesit dhe instruktorët, kalimin nga teoria tek praktika mësimore, elementet e sistemit dual, rritjen e cilësisë së përgatitjes së nxënësve, etj.

Interesi i komunitetit në Vlorë u shoqërua edhe me mundësi të reja bashkëpunimi për shkollën, nxënësit e së cilës nuk e kanë të lehtë të gjejnë kompani për të ushtruar praktikën.

Në Shtator, stafi i AlbVET mendon që në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë dhe më AKAFP-në, të organizojë edhe një testim për vitin e parë, dy nxënësit më të mirë të çdo shkolle, që të kuptojë nivelin e suksesit të projektit deri më tani.